| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova shpreh ngushëllime për humbjen e ushtarakëve turq në aksidentin me helikopter në Eskisehir
Ministria kosovare shprehu keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Forcat e Armatosura të Türkiyes dhe popullin turk.
Kosova shpreh ngushëllime për humbjen e ushtarakëve turq në aksidentin me helikopter në Eskisehir
Kosova shpreh ngushëllime për humbjen e ushtarakëve turq në aksidentin me helikopter në Eskisehir / Anadolu Agency (Wire)
 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së pjesëtarëve të ushtrisë turke në aksidentin me helikopter në Eskisehir të Türkiyes.

Në një reagim të publikuar në X, ministria kosovare shprehu keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Forcat e Armatosura të Türkiyes dhe popullin turk.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiyes dhe Republikën e Türkiyes në këtë kohë të vështirë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi se pesë pjesëtarë të ushtrisë turke humbën jetën pasi një helikopter AS-532 i Forcave Ajrore Turke u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, pas ngritjes nga qyteti Eskisehir.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë