Kritika dhe reagime të shumta kundër dokumentarit pro Izrael në Kosovë
RAJONI
2 minuta leximi
Kritika dhe reagime të shumta kundër dokumentarit pro Izrael në KosovëQytetarë të shumtë në rrjetet sociale, përfshirë personalitete fetare dhe publike e kanë cilësuar këtë dokumentar si tejet selektiv dhe se nuk e tregon realitetin e vërtetë nga terreni, sidomos të gjenocidit të kryer nga ushtria izraelite në Gaza.
Kritika dhe reagime të shumta kundër dokumentarit pro Izrael në Kosovë / User Upload
27 Janar 2026

Dokumentari i fundit mediatik në Prishtinë që shpërfaq anën izraelite dhe përshkruan zhvillimet e 7 tetori të vitit 2023 në Izrael i titulluar “Dhimbja që nuk harrohet” ka hasur ne kritika të shumta nga opinioni publik. Qytetarë të shumtë në rrjetet sociale, përfshirë personalitete fetare dhe publike e kanë cilësuar këtë dokumentar si tejet selektiv dhe se nuk e tregon realitetin e vërtetë nga terreni, sidomos të gjenocidit dhe masakrave të kryera nga ushtria Izraelite në Gaza.

“Pasi e shikova fillim e mbarim, pa emocione dhe pa asnjë anim po ua them se ky ‘Dokumentar’ dhe krejt ky organizim i juaji sonte, vetëm me paanshmeri nuk pati të bëj! Jam i bindur se kushdo që iu ka përcjellur sonte, ka kuptuar se, ju sonte ishit ZËRI i Qeverisë izraelite dhe asgjë më shumë”, shkruan hoxhë Hysamedin Abazi në rrjetin social Facebook.

Paraprakisht reagim për këtë dokumentar pati edhe nga aktori Dardan Gashi.

“Kjo nuk është gazetari, nuk është lajm dhe nuk është as punë profesionale. Kjo është servilizëm i paketuar si dokumentar. Mund ta kuptoj kur dikush punon për përfitim financiar. Por kur hesht për dhjetëra mijëra civilë të vrarë, përfshirë mijëra fëmijë në Gaza, atëherë kjo nuk është më as neutralitet – është përzgjedhje morale”, shkruan aktori Gashi.

Komente të shumta në rrejtet social e kanë cilësuar këtë dokumentar si rreshtimi pro Izrael dhe i njëjti nuk dallon nga të qenit proserb ne vitet e 90-ta

Në promovimin e dokumentarin mbrëmë morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të partive poltike në Kosovë, përfshirë institucionesh. Nga afër dokumentarin e ndoqi edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv.

Ndryshe, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza, në sulmet izraelite janë vrarë 486 persona dhe janë plagosur 1.341 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.660 ndërsa numri i të plagosurve në 171.419.

BURIMI:TRT Balkan AL
Eksploro
Hoxha-Mucunski: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike
Mbahet ceremoni përkujtimore për viktimat e tragjedisë së klubit të natës në Koçan
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa të reja sigurie për përdoruesit
Presidenti kroat: Armatosja e Serbisë është shqetësuese, në shënjestër Kroacia, Shqipëria dhe BeH-ja
Vuçiq: Serbia do të vazhdojë t’i shesë armë Izraelit
Shqipëria shënon Ditën e Verës, organizohen festime dhe aktivitete të ndryshme nëpër vend
Plazhet e Shqipërisë nën një marrëveshje të re administrimi, hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Sindikatat mbajnë protestën e radhës në Shkup, kërkojnë rritje të pagave
Nga 15 marsi, në Kosovë nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet
Kryediplomati shqiptar diskuton me homologun nga Omani mbi përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
Shkollat Ndërkombëtare Maarif organizuan iftar në Kosovë
Tirana dënon fuqimisht sulmin iranian kundër Türkiyes
Kurti: Do ta ftoj në takim opozitën për postin e presidentit
Instituti Yunus Emre në Shkodër organizon program për Mehmet Akif Ersoyin
Maqedonci: Blerja e raketave kineze nga Serbia, tendencë hegjemoniste ndaj vendeve fqinje
Rama: Do ta shpallim Iranin sponsor të terrorizmit, IRGC-në dhe Hezbollahun organizata terroriste
Komiteti Evropian i Rajoneve heq përdorimin e fusnotës krahas emrit të Kosovës
Kryediplomati shqiptar për situatën në Lindjen e Mesme: Nuk kemi mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Türkiyes