Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgëzuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e Presidentit të ShBA-së që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdoğan në një deklaratë.
Presidenti turk tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë procesin diplomatik, duke theksuar se Ankaraja është e përkushtuar për të ndihmuar në vendosjen e “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët”.
Komentet e tij vijnë pasi Trump përshkroi pikat kryesore të planit të tij të armëpushimit në Gaza gjatë një konference për media në Uashington me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve izraelite dhe çarmatimin e Hamasit.