POLITIKË
2 minuta leximi
Përfaqësuesit amerikanë Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Izrael për armëpushimin në Gaza
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, kanë mbërritur në Izrael në prag të votimit të qeverisë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Përfaqësuesit amerikanë Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Izrael për armëpushimin në Gaza
Përfaqësuesit amerikanë Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Izrael për armëpushimin në Gaza
9 Tetor 2025

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner mbërritën të enjten në Izrael në prag të votimit të qeverisë izraelite për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Dy të dërguarit mbërritën në Tel Aviv pas një takimi me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro, raportoi gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth”.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza u shpall agimin e së enjtes pas katër ditësh negociatash indirekte midis Hamasit dhe Izraelit në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, me ndërmjetësimin e Türkiyes, Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara.

Trump kohët e fundit ka paraqitur një plan armëpushimi me 20 pika për Gazën, që përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të rreth 2.000 të burgosurve palestinezë, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një mekanizmi të ri administrimi në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e forcave të sigurisë të përbëra nga palestinezë dhe trupa nga vende arabe dhe islame, si dhe çarmatosjen e Hamasit.

Gjithashtu, plani përfshin financim arab dhe islamik për administratën e re dhe rindërtimin e Rripit të Gazës, me pjesëmarrje të kufizuar të Autoritetit Palestinez.

Vendet arabe dhe myslimane e kanë mirëpritur planin, por disa zyrtarë kanë theksuar se shumë nga detajet e tij kërkojnë diskutime dhe negociata për t’u zbatuar plotësisht.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 67.200 palestinezë në enklavë, shumica gra dhe fëmijë, duke e bërë zonën të pabanueshme.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Nju Jorku zgjedh myslimanin Zohran Mamdani si kryetar bashkie
Sondazh: Mbështetja publike për Trumpin ra në 37 për qind gjatë mandatit të tij të dytë
Trump: ShBA-ja do të jetë “e përfshirë” për të ndihmuar Netanyahun me akuzat e tij ligjore
Holanda voton sot për përbërjen e re të parlamentit
Von der Leyen: Shkeljet në hapësirën ajrore dhe territorin evropian “nuk do të tolerohen”
Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Europës për 2–3 vitet e ardhshme të luftës
Senatori amerikan thotë se “ditët e presidentit venezuelian janë të numëruara”
Istanbuli, mikpritës i raundit të dytë të bisedimeve Pakistan - Afganistan
Britania dhe Gjermania do të kryejnë patrullime të përbashkëta për të kundërshtuar nëndetëset ruse
Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza
Ukraina i drejtohet mekanizmit të reagimit emergjent të NATO-s për ndihmë
Putin: Rusia nuk do të përkulet kurrë ndaj presionit të ShBA-së
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të rënë në kuadër të marrëveshjes
ShBA-ja i bën thirrje KS-OKB-së t'i mbështesë përpjekjet për t'i lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë
Nicolas Sarkozy shkon në burg, një precedent historik për një president francez
Presidenti i ShBA-së: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi pavarësisht sulmeve izraelite
Trump: Ukraina duhet të “ndalet në vijat e frontit” dhe t’i japë fund luftës me Rusinë
Fidan: Asnjë legjitimitet politik në Greqi s’mjafton për zgjidhjen e problemeve me Türkiyen
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote