POLITIKË
2 minuta leximi
Shefja e Komisionit të BE-së paralajmëron për përshkallëzimin e fushatës ruse kundër Evropës
“Është koha ta quajmë me emrin e saj. Kjo është luftë hibride dhe ne duhet ta marrim shumë seriozisht”, tha von der Leyen.
Shefja e Komisionit të BE-së paralajmëron për përshkallëzimin e fushatës ruse kundër Evropës
Shefja e Komisionit të BE-së paralajmëron për përshkallëzimin e fushatës ruse kundër Evropës
8 Tetor 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se shkeljet e dyshuara të fundit ruse të hapësirës ajrore dhe infrastrukturës kritike të vendeve anëtare të BE-së përbëjnë një “fushatë koherente dhe përshkallëzuese” për të shqetësuar qytetarët tanë, për ta testuar vendosmërinë tonë dhe për ta përçarë bashkimin tonë”.

Shefja e Komisionit të BE-së foli në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg mbi shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të BE-së.

“Ky nuk është ngacmim i rastësishëm. Është një fushatë koherente dhe përshkallëzuese për të shqetësuar qytetarët tanë, për të testuar vendosmërinë tonë, për të përçarë bashkimin tonë dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën dhe është koha ta quajmë me emrin e saj. Kjo është luftë hibride dhe ne duhet ta marrim shumë seriozisht”, tha von der Leyen.

Në ditët e fundit, disa vende evropiane kanë raportuar fluturime të paidentifikuara me dronë që shkaktuan mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore dhe alarme sigurie. Zyrtarët i kanë lidhur gjithnjë e më shumë incidentet me Rusinë, e cila ka mohuar përfshirjen.

Brukseli, nga ana tjetër, ka çuar përpara një iniciativë për të ndërtuar një "mur me dronë" përgjatë kufijve lindorë të BE-së.

"Fluturimet janë pezulluar, avionët janë ngritur në ajër dhe kundërmasat janë vendosur për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Mos u gaboni, kjo është pjesë e një modeli shqetësues të kërcënimeve në rritje në të gjithë bashkimin tonë", shtoi ajo.

Duke bërë thirrje për një mbrojtje evropiane më të fortë dhe më të koordinuar, shefja e Komisionit Evropian u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të pajisin bllokun me një "kapacitet strategjik për t'iu përgjigjur" natyrës në ndryshim të luftës.

Ajo tha se agjenda e BE-së "Gatishmëria 2030" synon të mobilizojë deri në 800 miliardë euro (929 miliardë dollarë) në shpenzime për mbrojtje deri në vitin 2030, në koordinim të ngushtë me NATO-n.

Ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre, duke folur në emër të presidencës së BE-së, gjithashtu dënoi veprimet "e papranueshme" që synojnë hapësirën ajrore të Polonisë, Rumanisë dhe Estonisë. Ajo bëri thirrje për një përgjigje evropiane "të qartë, të bashkuar dhe të vendosur".

"Ne duhet t'i dërgojmë një mesazh të fortë Rusisë. Evropa qëndron e bashkuar. Ne mbrojmë sigurinë tonë, vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe na duhet një mentalitet vërtet panevropian, sepse kërcënimet shkojnë përtej kufirit lindor", tha ajo.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Nju Jorku zgjedh myslimanin Zohran Mamdani si kryetar bashkie
Sondazh: Mbështetja publike për Trumpin ra në 37 për qind gjatë mandatit të tij të dytë
Trump: ShBA-ja do të jetë “e përfshirë” për të ndihmuar Netanyahun me akuzat e tij ligjore
Holanda voton sot për përbërjen e re të parlamentit
Von der Leyen: Shkeljet në hapësirën ajrore dhe territorin evropian “nuk do të tolerohen”
Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Europës për 2–3 vitet e ardhshme të luftës
Senatori amerikan thotë se “ditët e presidentit venezuelian janë të numëruara”
Istanbuli, mikpritës i raundit të dytë të bisedimeve Pakistan - Afganistan
Britania dhe Gjermania do të kryejnë patrullime të përbashkëta për të kundërshtuar nëndetëset ruse
Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza
Ukraina i drejtohet mekanizmit të reagimit emergjent të NATO-s për ndihmë
Putin: Rusia nuk do të përkulet kurrë ndaj presionit të ShBA-së
Trump paralajmëron Izraelin: Nëse anekson Bregun Perëndimor, humbet gjithë mbështetjen e ShBA-së
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të rënë në kuadër të marrëveshjes
ShBA-ja i bën thirrje KS-OKB-së t'i mbështesë përpjekjet për t'i lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë
Nicolas Sarkozy shkon në burg, një precedent historik për një president francez
Presidenti i ShBA-së: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi pavarësisht sulmeve izraelite
Trump: Ukraina duhet të “ndalet në vijat e frontit” dhe t’i japë fund luftës me Rusinë
Fidan: Asnjë legjitimitet politik në Greqi s’mjafton për zgjidhjen e problemeve me Türkiyen
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote