| albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Parlamenti i Spanjës miraton zyrtarisht embargon e armëve ndaj Izraelit
Dekreti ndalon eksportet dhe importet e çdo teknologjie mbrojtëse ose me përdorim të dyfishtë drejt dhe nga Izraeli, si dhe ndalon hyrjen në portet dhe në hapësirën ajrore të mjeteve që transportojnë karburant apo materiale për përdorim ushtarak.
Parlamenti i Spanjës miraton zyrtarisht embargon e armëve ndaj Izraelit
Parlamenti i Spanjës miraton zyrtarisht embargon e armëve ndaj Izraelit
8 Tetor 2025

Parlamenti i Spanjës miratoi të mërkurën një dekret qeveritar që formalizon një embargo të plotë armësh ndaj Izraelit, si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh të shpallura muajin e kaluar në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.

Spanja, një nga kritiket më të forta të Izraelit brenda Bashkimit Evropian, tha se dekreti ndalon eksportet dhe importet e çdo teknologjie mbrojtëse ose me përdorim të dyfishtë drejt dhe nga Izraeli, si dhe ndalon hyrjen në portet dhe hapësirën ajrore spanjolle të anijeve dhe avionëve që transportojnë karburant apo materiale me mundësi përdorimi ushtarak, sipas qeverisë spanjolle.

Votimi kaloi ngushtë, pasi partia e majtë radikale Podemos iu bashkua partive të tjera të majta dhe aleatëve rajonalë në mbështetje të dekretit.

Kryetarja e Podemos, Ione Belarra, e cila ka mbajtur qëndrimin e partisë së saj deri në orët e fundit, tha se qeveria duhet të shkojë më tej duke anuluar kontratat ekzistuese dhe duke ndërprerë çdo lidhje me Izraelin.

Ajo e ka përshkruar më parë dekretin si një “embargo të rreme”, duke akuzuar qeverinë se vazhdon kontratat e armëve dhe se ka lejuar “katër anije me pajisje ushtarake amerikane të destinuara për Izraelin” të ankorohen në portet spanjolle, pavarësisht se dekreti ka hyrë në fuqi muajin e kaluar.

Gjatë debatit parlamentar të së martës, ministri spanjoll i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, mbrojti embargon duke e quajtur “një hap të vendosur dhe pionier në nivel ndërkombëtar”.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e përshkroi masën si “hapin përfundimtar të një procesi të gjatë” që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, duke theksuar se Spanja “ndaloi shitjen e materialeve ushtarake për Izraelin që atë ditë”.

Partia Popullore konservatore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox e kundërshtuan dekretin.

Votimi, i planifikuar fillimisht për të martën, u shty për një ditë për të shmangur përputhjen me përvjetorin e sulmit të Hamasit që vrau 1.200 persona. Ambasada e Izraelit në Madrid e kishte kritikuar kohën e votimit duke e cilësuar si “të ligë dhe çnjerëzore.”

Embargoja është pjesë e një pakete sanksionesh të miratuar nga qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez në shtator, e cila përfshin gjithashtu një ndalim të importeve të produkteve nga vendbanimet e paligjshme në territoret palestineze të pushtuara dhe rritje të ndihmës humanitare për Palestinën.

Ajo gjithashtu bllokon importet nga vendbanimet e paligjshme izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
BE-ja shtrëngon rregullat për udhëtimet pa viza për qytetarët e vendeve joanëtare
Rusia: Shpresojmë që samiti Putin-Trump të zhvillohet pas përgatitjeve të nevojshme
Presidenti polak refuzon rinovimin e mëtejshëm të projektligjin e ndihmës për refugjatët ukrainasë
Trump: Kam marrë vendim për veprimet ndaj Venezuelës
Ministri britanik i Mbrojtjes paralajmëron për “epokë të re kërcënimesh”
Kancelari gjerman Merz bën thirrje për marrëdhënie më të ngushta BE–Türkiye
Zelenskyy sanksionon dy persona të përfshirë në hetimin për korrupsion në sektorin e energjisë
Kryediplomati sirian nis vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pas disa dekadash
Egjipti: Siria e re “nuk përbën kërcënim” për rajonin
Hakan Fidan: Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet dhe të trajtohet si e tillë
Hungaria “qeveri patriotike”, refuzon ta zbatojë paktin e migracionit të BE-së
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve publikojnë email-et e Epsteinit, dyshohet se lidhen me Trumpin
Franca dhe Palestina do të krijojnë komitet për forcimin e shtetit palestinez
Venezuela njofton vendosje ushtarake “masive” për t'iu kundërvënë pranisë amerikane në Karaibe
Presidenti sirian Sharaa: “Shumica” e Kongresit amerikan mbështet heqjen e sanksioneve
ShBA-ja pezullon pjesërisht sanksionet e Aktit të Cezarit ndaj Sirisë për 180 ditë
Merz: Gjermania duhet të ndërtojë ushtrinë më të fortë të BE-së për të penguar kërcënimin rus
Trump: Kazakistani ka rënë dakord t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit
Rusia mbi kufizimet e mundshme të vizave të BE-së: Evropa po ringjall praktikat e Luftës së Ftohtë
Koreja e Veriut njofton se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të fundit të ShBA-së