RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë
"I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojnë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionojnë Serbinë", tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë
7 Tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 12 tetor në Republikën e Kosovës.

Kurti në fjalën hyrëse të mbledhjes së kabinetit qeveritar, tha se deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe veprimet e vazhdueshme të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë të Serbisë nuk kanë se si të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës.

"Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish-kryeministri i Serbisë, tani këshilltar i presidentit atje, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë edhe vet presidenti i Serbisë, Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë", tha Kurti.

Ai tha se edhe Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës. Kurti tha se ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti dhe sipas Kurtit, me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, gjë që po e bën atë të mos ndryshojë sjellje.

"Kjo ndërhyrje që e bën Serbia tani, në zgjedhjet në Kosovë, është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Evropë. I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojnë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionojnë Serbinë, shtet ky kandidat për anëtarësim në BE, për veprimet të cilat bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë dhe shkelin Marrëveshjen Bazë të Brukselit", shtoi Kurti.

Presidenti serb Vuçiq, një javë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, u premtoi serbëve që jetojnë në Kosovë se në 10 ditët e ardhshme do t'i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.

Lidhur me këtë premtim reagoi edhe ministri në detyrë i pushtetit lokal, Nenad Rashiq, i cili vjen nga komuniteti serb në Kosovë. Rashiq tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së