| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidentja Osmani priti në takim presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen
Presidentja Osmani ka shprehur pritjet e saj që miratimi i Planit të Rritjes të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit të Kosovës, tani kur ky institucion legjislativ është konstituuar.
Presidentja Osmani priti në takim presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen
Presidentja Osmani priti në takim presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen
15 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilës ja theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE) në këtë proces.

Zyra e Presidentes pas takimit dypalësh njoftoi se presidentja Osmani ka shprehur pritjet e saj që miratimi i Planit të Rritjes të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit të Kosovës, tani kur ky institucion legjislativ është konstituuar.

Presidentja Osmani theksoi se reformat e suksesshme dhe përparimi i vazhdueshëm i Kosovës në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit ndaj integrimit evropian dhe në këtë kontekst, ajo ritheksoi rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke gjetur mënyra për thyerjen e bllokadës aktuale që ekziston në BE.

Në takim, presidentja Osmani po ashtu e theksoi domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta ndaj Kosovës, duke rikujtuar se edhe vetë Komisioni Evropian ka konfirmuar se këto masa duhet të hiqen, që nga propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në qershor 2024.

Duke folur për përpjekjet e Kosovës drejt përafrimit me BE-në, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian në këtë proces mbetet thelbësore.

Përveç kësaj, presidentja ngriti gjithashtu çështjen e rritjes së bashkëpunimit me BE-në për të mbështetur sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përgjatë takimit u diskutua për procesin e formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, me ç’rast Osmani shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të paligjshme të Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë, të cilat i konsideroi si veprime destabilizuese që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Von der Leyen arriti për vizitë zyrtare në Prishtinë pas vizitës së saj në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së