| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe shënon 40-vjetorin
Ky jubile shënon një moment historik për besimtarët myslimanë shqiptarë, pasi botimi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe në vitin 1985 konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha në fushën e studimeve islame dhe dijes fetare në shqip.
Përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe shënon 40-vjetorin
Përkthimi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe shënon 40-vjetorin
15 Tetor 2025

Janë bërë 40 vjet që kur për herë të parë lexuesit shqiptarë patën mundësi që ta lexojnë të plotë Kuranin në gjuhën e tyre amtare.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës përmes Drejtorisë për Kulturë dhe Veprimtari Botuese organizoi akademi solemne kushtuar 40-vjetorit të botimit në gjuhën shqipe të Kuranit fisnik.

Ky jubile shënon një moment historik për besimtarët muslimanë shqiptarë, pasi botimi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe në vitin 1985 konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha në fushën e studimeve islame dhe të përhapjes së dijes fetare në gjuhën amtare.

Drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, theksoi se akademia solemne është organizuar me qëllim të vlerësimit të kontributit të përkthyesit të Kuranit, Feti Mehdiu, i cili me punën e tij i dha një shërbim të veçantë fesë dhe kulturës shqiptare.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, duke çmuar lart angazhimin e Mehdiut, tha se përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe është një vepër që i ka shërbyer njëkohësisht Islamit dhe atdheut.

Në fjalën e tij, Hysen Matoshi theksoi se përkthimi i librave të shenjtë shkon përtej dimensionit fetar, pasi ata kanë luajtur rol të rëndësishëm në emancipimin dhe formësimin shoqëror.

Vetë autori i përkthimit, Feti Mehdiu, u shpreh i lumtur që tash e 40 vjet Kurani në gjuhën shqipe lexohet plotësisht nga të gjithë besimtarët shqiptarë.

Gjatë tubimit u kujtua se, edhe pse më herët kishte pasur përpjekje për përkthime të pjesshme të Kuranit, botimi i plotë i vitit 1985 përbën një kthesë të madhe në historinë e përkthimeve islame në gjuhën shqipe, duke mundësuar që Fjala e Zotit të lexohet dhe të kuptohet në gjuhën amtare.

Në fund të akademisë, u hap edhe një ekspozitë me botime të ndryshme të përkthimeve të Kuranit, duke përfshirë edhe ribotime të viteve të fundit.


Eksploro
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine