| Albanian
BOTA
4 MINUTA LEXIMI
Autopsia: Aktivistja turko-amerikane u vra nga Izraeli prej në distancë
"Sipas zbulimeve të lëkurës dhe nënlëkurës së plagës hyrëse të bërthamës së plumbit të armës së zjarrit, duke qenë se rreth vrimës së hyrjes së armës nuk u zbuluan djegie, tym, blozë dhe mbetje baruti, gjuajtja ishte nga distanca", tha raporti.
Autopsia: Aktivistja turko-amerikane u vra nga Izraeli prej në distancë
Autopsia: Aktivistja turko-amerikane u vra nga Izraeli prej në distancë. / Foto: AA Archive / AA Archive

Sipas një autopsie zyrtare mjeko-ligjore, aktivistja turko-amerikane e vrarë më 6 shtator gjatë një demonstrate paqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar, u vra kur ushtarët izraelitë hapën zjarr nga një distancë e largët.

Raporti tha se 26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi kishte një plagë në trupin e saj me një plumb nga arma e zjarrit.

"Sipas zbulimeve të lëkurës dhe nënlëkurës së plagës hyrëse të bërthamës së plumbit të armës së zjarrit, duke qenë se rreth vrimës së hyrjes së armës nuk u zbuluan djegie, tym, blozë dhe mbetje baruti, gjuajtja ishte nga distanca", tha raporti.

Vrasja e Eygit nga Izraeli në fillim të këtij muaji tërhoqi zemërim ndërkombëtar, përfshirë një mori zyrtarësh turq ndërsa zv/presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila e quajti vrasjen "të papranueshme".

Raporti i autopsisë mjeko-ligjore i kryer në qytetin bregdetar turk Izmir, ku trupi i saj u riatdhesua së fundmi para shërbimeve funerale, thoshte se në gjak nuk u gjet asnjë substancë toksike. Raporti shtoi se u zbulua një hemorragji cerebrale dhe dëmtim i trurit.

Raporti tha se plaga e hyrjes ishte dëmtuar dhe thelbi i plumbit u hoq në autopsinë e parë të kryer në Palestinë dhe nuk mund të krijohej një opinion i caktuar për drejtimin e të shtënave ose bërthamën e plumbit për shkak të mungesës së imazheve të skenës së incidenti.

Trupi i Eygit, pas autopsisë, iu dorëzua prokurorëve për ekzaminim pasi, siç thuhet në raport, "nga trupi u hoqën gjashtë objekte të jashtme metalike, që përbënin provë krimi".

Në përgjithësi raporti arriti në përfundimin se vdekja e saj ndodhi si pasojë e thyerjes së kockave të kokës, hemorragjisë midis membranave të trurit dhe shkatërrimit të indeve të trurit për shkak të lëndimit nga plumbi i armës së zjarrit.

Vrasja izraelite e aktivistes paqësore

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj protestuesve gjatë një demonstrate paqësore të 6 shtatorit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Eygi, e cila po merrte pjesë në demonstratën në mbështetje të palestinezëve, u qëllua në kokë dhe u plagos rëndë.

Eygi u dërgua në një spital palestinez, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Trupi i saj u varros të shtunën në Didim, vendlindja e saj në Aydın në Türkiye.

Eygi ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ishte vullnetare e Lëvizjes Ndërkombëtare të Solidaritetit, e cila mbështet palestinezët përmes mjeteve paqësore dhe civile kundër pushtimit izraelit të territoreve palestineze.

Të njëjtës lëvizje i përkiste edhe shtetasja amerikane Rachel Corrie, e cila u shtyp për vdekje nga një buldozer izraelit në vitin 2003.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë