Pesë ushtarakë që ndodheshin në bordin e helikopterit të Forcave Ajrore, i cili u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Eskişehir, kanë rënë dëshmorë, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.
Një helikopter ushtarak AS-532 i Forcave Ajrore të Türkiyes u rrëzua pasi u ngrit nga Eskişehiri për një mision stërvitor, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes.
TË REKOMANDUARA
“Një helikopter AS-532 i Forcave tona Ajrore u rrëzua pasi u ngrit nga Eskişehiri për qëllime stërvitore”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes në një deklaratë.
Ministria bëri të ditur se mbetjet e helikopterit janë lokalizuar dhe se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë















