| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Trump tha se "hebrenjtë do të fajësohen" nëse ai humbet zgjedhjet
Kandidati presidencial i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, pohoi se nëse nuk i fiton këto zgjedhje, “Izraeli do të zhduket brenda dy viteve”.
Trump tha se "hebrenjtë do të fajësohen" nëse ai humbet zgjedhjet
Trump tha se "hebrenjtë do të fajësohen" nëse ai humbet zgjedhjet / Photo: AA / AA

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, kandidati presidencial i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit, tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, fajin më të madh do ta kenë hebrenjtë.

Siç raporton “The Hill”, Trump, duke folur në konferencën e Këshillit Izrael-Amerikan (IAC) të mbajtur në Uashington, tha se “60 për qind e hebrenjve në Shtetet e Bashkuara votuan për armikun”.

Duke e përshkruar grupin në fjalë si “idiotë”, Trump pohoi se nëse nuk fiton këto zgjedhje, faji më i madh do të jetë mbi hebrenjtë dhe se Izraeli do të zhduket brenda dy viteve. Trump tha se në një skenar ku ai fiton zgjedhjet, "Izraeli do të jetë i sigurt" dhe shtoi: "Ne do të ndalojmë helmin e antisemitizmit."

Duke deklaruar se nëse ai fiton zgjedhjet, ai do t'u thotë presidentëve të universiteteve që "të ndalojnë propagandën e tyre antisemite ose do të humbasin akreditimin dhe do t'u hiqet mbështetja federale", Trump tha se do të trajtojë "problemin e antisemitizmit në universitete".

" Trump tha se kushdo që do të votonte për një demokrate ose nënpresidente amerikane Kamala Harris duhet të "shqyrtojë mendjen e tij" dhe se zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme për Izraelin.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë