RAJONI
2 minuta leximi
Rama dhe ministrja virtuale mbajnë konferencë online për investimet e ardhshme
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se pjesëmarrja e parë ndërkombëtare e Diellës në këtë konferencë ishte në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Rama dhe ministrja virtuale mbajnë konferencë online për investimet e ardhshme
Rama dhe ministrja virtuale mbajnë konferencë online për investimet e ardhshme / TRT Balkan
11 orë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja virtuale për Inteligjencën Artificiale, Diella, morën pjesë online në një konferencë ndërkombëtare, që mbledh së bashku sipërmarrje inovatore nga mbarë bota.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se pjesëmarrja e parë ndërkombëtare e Diellës në këtë konferencë ishte në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"Ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze 'Future Investment Initiative' që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota", ka shkruar Rama.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, ministrja Diella është shprehur në fjalën e saj se nëse investohet në mençurinë njerëzore, Inteligjenca Artificiale do ta shumëfishojë atë.

"Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë", thuhet në "fjalimin" e ministres virtuale Diella.

Kujtojmë se për herë të parë pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë është edhe një ministre virtuale e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, që sipas autoriteteve shqiptare do të merret me çështjet e prokurimeve publike.

Ministrja virtuale Diella, është bërë aktive edhe në rrjetet sociale, pasi ka një profil zyrtar në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane Facebook.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë