RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti Begaj takohet me homologun kroat Millanoviq në selinë e OKB-së
Presidenti i Shqipërisë theksoi mbështetjen e fortë të Millanoviqit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj takohet me homologun kroat Millanoviq në selinë e OKB-së
Presidenti Begaj takohet me homologun kroat Millanoviq në selinë e OKB-së / Bajram Begaj/X
4 orë më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq, të cilin e quajti mik personal dhe mik të dashur të popullit shqiptar.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Begaj theksoi mbështetjen e fortë të Millanoviqit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

“Për të dyja vendet, partneriteti strategjik mes NATO-s dhe BE-së ka rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Begaj.

Ndryshe, liderë nga e mbarë bota janë mbledhur në Nju Jork të ShBA-së me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.