Forcat e ushtrisë siriane zmbrapsën një sulm nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga terroristët e YPG/PKK-së, në qytetin e Alepos në veriun e Sirisë, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes.
“Njesitë tona arritën të pengojnë një sulm të nisur nga SDF në frontin Ashrafiyah në qytetin e Alepos, duke shkaktuar humbje te grupet sulmuese,” deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Hussein Abdul Ghani, në një njoftim të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
SDF-ja, një koalicion i mbështetur nga ShBA-ja, aktualisht kontrollon një të tretën e territorit sirian, duke përfshirë shumicën e fushave të naftës dhe gazit të vendit.
Grupi, që është dega siriane e organizatës terroriste PKK, refuzon të bashkohet me Ministrinë e re të Mbrojtjes së Sirisë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit.
Sulmi i SDF-së erdhi disa ditë pasi provincat bregdetare siriane Latakia dhe Tartus u goditën nga sulme të koordinuara nga mbetjet e regjimit të Assadit. Këto ishin sulmet më të ashpra që nga rënia e regjimit, duke pasur në shënjestër patrulla sigurie dhe pika kontrolli, me pasojë viktima.
Assadi, që drejtoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat anti-regjim për të rrëzuar Assad, u shpall president për një periudhë tranzitore më 29 janar.















