| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Franca planifikon ndalimin e telefonave në shkollat e mesme
“I hoqëm telefonat nga shkollat 9-vjeçare. Ka shumë gjasa ta zgjerojmë këtë edhe në shkollat e mesme vitin e ardhshëm”, njofton presidenti francez.
Franca planifikon ndalimin e telefonave në shkollat e mesme
Franca planifikon ndalimin e telefonave në shkollat e mesme / AP
28 Nëntor 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të premten planet për të zgjeruar ndalimin e telefonave nga shkollat 9-vjeçare edhe në shkollat e mesme.

“I hoqëm telefonat nga shkollat 9-vjeçare. Ka shumë gjasa ta zgjerojmë këtë edhe në shkollat e mesme vitin e ardhshëm shkollor”, tha Macron, duke folur për lexuesit e gazetave të grupit Ebra në komunën Mirecourt, në Vosgesin verilindor.

Ai riafirmoi se ministri i Arsimit, Edouard Geffray, “po e shqyrton aktualisht këtë çështje”.

“Shkolla është vendi ku mëson dhe ku ndërvepron”, theksoi Macron, duke vënë në dukje rritjen e vetmisë dhe problemeve të shëndetit mendor te të rinjtë.

‘Luftë informacioni’ nga ‘fuqi të huaja’

I pyetur për t’i siguruar francezët për ndërhyrje të huaja dhe dezinformim politik, Macron refuzoi të ofrojë “garanci boshe”, duke theksuar nevojën “për të mbajtur pak shqetësim” teksa vendi përballet me “një moment trazirash dhe pasigurie të madhe”.

“Ka një luftë informacioni që po zhvillohet nga fuqi të huaja”, theksoi ai.

Macron gjithashtu u bëri thirrje francezëve të bëhen më të fortë “ushtarakisht dhe teknologjikisht”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë