| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Katër shtete evropiane i bashkohen Francës për krijimin e qendrës së IA-së në fushën e mbrojtjes
Gjermania, Italia, Polonia dhe Suedia i janë bashkuar Francës në nismën për krijimin e një qendre ndërkombëtare të inteligjencës artificiale në fushën e mbrojtjes.
Katër shtete evropiane i bashkohen Francës për krijimin e qendrës së IA-së në fushën e mbrojtjes
Katër shtete evropiane i bashkohen Francës për krijimin e qendrës së IA-së në fushën e mbrojtjes / َAA
 

Gjermania, Italia, Polonia dhe Suedia i janë bashkuar Francës në nismën për krijimin e një qendre ndërkombëtare të inteligjencës artificiale (AI) në fushën e mbrojtjes.

"Gjermania, Italia, Polonia dhe Suedia njoftuan zyrtarisht synimin e tyre për t'iu bashkuar Qendrës Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale në Mbrojtje (ICAID), gjatë konferencës së parë themeluese të qendrës, e mbajtur në Rennes më 19 dhe 20 nëntor", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Francës.

Ministria rikonfirmoi se kjo nismë mbetet e hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera "me të njëjtin vizion", duke shtuar se përmes krijimit të ICAID-it, Franca dhe partnerët e saj synojnë të përshpejtojnë gatishmërinë për përdorimin e inteligjencës artificiale në mbështetje të operacioneve.

Sipas ministrisë, qendra synon të krijojë "komunitet ndërkombëtar interesi" për shkëmbimin e praktikave më të mira, parashikimin e përparimeve teknologjike dhe shfrytëzimin e përvojave nga operacionet në terren, me qëllim që zgjidhjet e inteligjencës artificiale t'u përgjigjen sa më mirë nevojave praktike.

"Hapi i ardhshëm do të jetë bashkëpunimi me vendet pjesëmarrëse për hartimin e dokumenteve themeluese të qendrës, me synimin që ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional gjatë vitit 2027", thuhet në deklaratë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë