Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se kishte zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me Ppresidentin amerikan Donald Trump, duke e falënderuar atë për mbështetjen dhe duke theksuar se nëse një armëpushim është i mundur në Lindjen e Mesme, “pa dyshim edhe luftëra të tjera mund të ndalen”, duke iu referuar luftës Rusi–Ukrainë.
“Një bisedë e mirë, shumë produktive,” tha Zelenskyy në Telegram.
“E përgëzova Presidentin Trump për suksesin dhe marrëveshjen për Lindjen e Mesme që ai arriti, është një rezultat i fortë. Dhe nëse është e mundur të ndalet lufta në atë rajon, sigurisht që mund të ndalen edhe luftëra të tjera, përfshirë këtë luftë ruse”, shtoi ai.
Ai tha se e informoi Trumpin për sulmet e fundit ruse që kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe mirëpriti gatishmërinë e Uashingtonit për të forcuar mbrojtjen ajrore të Kievit.
“Ka opsione të mira, ide të forta për të na forcuar realisht”, tha Zelenskyy, duke shtuar se Rusia “duhet të jetë gati të marrë pjesë në diplomaci të vërtetë”.