| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump nënshkruan urdhrin për vendosjen e tarifave reciproke ndaj vendeve në mbarë botën
“Ne do të fuqizojmë bazën tonë industriale vendase. Do të hapim tregjet e huaja dhe do të thyejmë barrierat e tregtisë së jashtme”, tha presidenti amerikan.
00:00
Trump nënshkruan urdhrin për vendosjen e tarifave reciproke ndaj vendeve në mbarë botën
Trump nënshkruan urdhrin për vendosjen e tarifave reciproke ndaj vendeve në mbarë botën / Reuters
 

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën, duke përmbushur premtimin prej kohësh për të vendosur tarifa reciproke ndaj vendeve në mbarë botën, një hap që ka shkaktuar rënie të ndjeshme në tregje për muaj të tërëz.

Një tarifë minimale bazë prej 10 për qind do të vendoset për të gjitha vendet, me shuma më të larta të ngarkuara për vendet që Trump i ka konsideruar si shkelësit “më të këqij” tregtarë. Po ashtu tarifat e Trumpit parashikojnë 20 për qind për produktet nga Evropa, përfshirë disa vende të Ballkanit.

Presidenti amerikan tha se përpjekja e tij e re ekonomike synon “të ndihmojë në ndërtimin e ekonomisë sonë dhe të parandalojë mashtrimin”.

“Kjo është një nga ditët më të rëndësishme, për mendimin tim, në historinë amerikane. Është shpallja jonë e pavarësisë ekonomike”, tha ai në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të fuqizojmë bazën tonë industriale vendase. Do të hapim tregjet e huaja dhe do të thyejmë barrierat e tregtisë së jashtme dhe në fund, më shumë prodhim në vend do të nënkuptojë konkurrencë më të fortë dhe çmime më të ulëta për konsumatorët”, shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë