| albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Indonezia vlerëson rolin e Türkiyes, ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit në armëpushimin në Gaza
Ministria e Jashtme indoneziane thotë se Xhakarta është e gatshme të marrë pjesë aktive në mbështetjen e procesit të rindërtimit në Gaza.
Indonezia vlerëson rolin e Türkiyes, ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit në armëpushimin në Gaza
Indonezia vlerëson rolin e Türkiyes, ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit në armëpushimin në Gaza
11 Tetor 2025

“Indonezia shpreh vlerësimin e saj për përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit, Katarit dhe Türkiyes, dhe nënvizon rëndësinë e zbatimit me mirëbesim të të gjitha dispozitave të marrëveshjes së armëpushimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Indonezisë të publikuar të premten.

Jakarta shprehu shpresën që ndihma humanitare të mundësohet menjëherë dhe pa pengesa, duke mirëpritur “fazën e parë” të armëpushimit.

Ministria gjithashtu u bëri thirrje vendeve të tjera që të “shfrytëzojnë këtë moment për të rifilluar procesin e paqes në Palestinë, mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete dhe në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit u arrit të enjten herët në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit, ShBA-së dhe Türkiyes.

Plani 20-pikësh i armëpushimit, i shpallur fillimisht më 29 shtator nga Presidenti amerikan Donald Trump, përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim të përhershëm, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë pothuajse 67.200 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, duke e bërë enklavën pothuajse të pabanueshme dhe duke shkaktuar urinë e sëmundje të përhapura.

Izraeli ka miratuar “fazën e parë” të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka deklaruar se grupi ka marrë garanci se marrëveshja “do të thotë se lufta në Gaza ka përfunduar plotësisht”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
BE-ja shtrëngon rregullat për udhëtimet pa viza për qytetarët e vendeve joanëtare
Rusia: Shpresojmë që samiti Putin-Trump të zhvillohet pas përgatitjeve të nevojshme
Presidenti polak refuzon rinovimin e mëtejshëm të projektligjin e ndihmës për refugjatët ukrainasë
Trump: Kam marrë vendim për veprimet ndaj Venezuelës
Ministri britanik i Mbrojtjes paralajmëron për “epokë të re kërcënimesh”
Kancelari gjerman Merz bën thirrje për marrëdhënie më të ngushta BE–Türkiye
Zelenskyy sanksionon dy persona të përfshirë në hetimin për korrupsion në sektorin e energjisë
Kryediplomati sirian nis vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pas disa dekadash
Egjipti: Siria e re “nuk përbën kërcënim” për rajonin
Hakan Fidan: Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet dhe të trajtohet si e tillë
Hungaria “qeveri patriotike”, refuzon ta zbatojë paktin e migracionit të BE-së
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve publikojnë email-et e Epsteinit, dyshohet se lidhen me Trumpin
Franca dhe Palestina do të krijojnë komitet për forcimin e shtetit palestinez
Venezuela njofton vendosje ushtarake “masive” për t'iu kundërvënë pranisë amerikane në Karaibe
Presidenti sirian Sharaa: “Shumica” e Kongresit amerikan mbështet heqjen e sanksioneve
ShBA-ja pezullon pjesërisht sanksionet e Aktit të Cezarit ndaj Sirisë për 180 ditë
Merz: Gjermania duhet të ndërtojë ushtrinë më të fortë të BE-së për të penguar kërcënimin rus
Trump: Kazakistani ka rënë dakord t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit
Rusia mbi kufizimet e mundshme të vizave të BE-së: Evropa po ringjall praktikat e Luftës së Ftohtë
Koreja e Veriut njofton se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të fundit të ShBA-së