Shqipëria vazhdon të përballet me vrat e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Pirro Vengu njoftoi sot se janë shuar 20 vatra zjarri nga 22 të raportuara në total.
Në një postim në rrjetet sociale Vengu ndan pamje nga puna në terren e forcave zjarrëfikëse, por edhe ndërhyrjes nga ajri.
“Deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave tona operacionale në terren. Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë”, shkruan Vengu.
Krahas angazhimit të zjarrfikësve, ministri njoftoi se për shuarjen e zjarrjeve janë angazhuar helikopter të Forcave të Armatosura.
“Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme”, tha ai.
Mes tjerash ministri Vengu ftoi qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve.