Persona të armatosur kanë hipur në një anije transporti dhe kanë marrë kontrollin e saj 64 milje detare në jugperëndim të qytetit jemenas Balhaf, njoftoi të shtunën Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.
“Kapiteni i një anijeje transporti raporton se persona të armatosur dhe të paautorizuar kanë hipur në bord në pozicionin 12°55N 048°04E”, në orën 6:30 GMT”, njoftoi UKMTO-ja në një deklaratë në platformën sociale amerikane X.
“Personat e paautorizuar kanë marrë kontrollin e anijes. Autoritetet janë njoftuar”, thuhet në deklaratë.
Qendra u bëri gjithashtu thirrje anijeve që kalojnë nëpër atë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa autoritetet po e hetojnë incidentin.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me incidentin.















