Türkiye të dielën hodhi poshtë deklaratat e bëra nga autoritetet greke gjatë aktiviteteve në Greqi më 14 shtator, duke i quajtur ato “të pabaza dhe skandaloze.”
“Ne i refuzojmë deklaratat e pabaza dhe skandaloze të bëra nga autoritetet greke nën pretekstin e të ashtuquajturës përvjetor i pretendimeve të pabazuara lidhur me periudhën kur Greqia ishte e angazhuar në përpjekjet për të pushtuar dhe uzurpuar Anadollin”, tha Ministria e Jashtme e Türkiyes.
“Deklarata të tilla bien ndesh me faktet historike dhe me përpjekjet për të nxitur marrëdhënie miqësore mes dy vendeve”, shtoi ministria.
Türkiye i bëri gjithashtu thirrje Greqisë të shmangë “motivimet politike të brendshme” dhe të përmbahet nga “iniciativat që synojnë nxitjen e armiqësisë mes dy kombeve.”