TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan bën thirrje për reformim të OKB-së në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres
Agresioni i Izraelit synon jo vetëm palestinezët, por edhe paqen rajonale dhe globale, thotë presidenti turk.
Erdoğan bën thirrje për reformim të OKB-së në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres
Erdoğan bën thirrje për reformim të OKB-së në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres / AA
2 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğam, ka theksuar nevojën për reformë në sistemin e OKB-së, duke thënë se Turqia do të kontribuojë në këtë proces.

Gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në New York të martën, Erdoğan deklaroi se nevoja për rishikim të sistemit të OKB-së është bërë qartë vitet e fundit.

Takimi trajtoi çështje rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet e Izraelit mbi Gazën, sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.

Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë të japë çdo lloj kontributi në punën për reformë dhe se rëndësia e ruajtjes së paqes botërore është kuptuar më mirë përballë sfidave që ka hasur bota vitet e fundit.

Ai theksoi se agresioni i Izraelit synon jo vetëm palestinezët, por edhe paqen rajonale dhe globale, dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë presionin mbi Izraelin për të siguruar akses të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza.

Erdoğan gjithashtu tha se Türkiye po intensifikon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar përpjekjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe të qëndrueshme.