| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
ShBA-ja zgjeron listën e sanskioneve në lidhje me Venezuelën
“Nën presidentin Trump, kartelët barbarë terroristë nuk mund të operojnë më me pandëshkueshmëri përtej kufijve tanë.
ShBA-ja zgjeron listën e sanskioneve në lidhje me Venezuelën
ShBA-ja zgjeron listën e sanskioneve në lidhje me Venezuelën / AA
4 orë më parë

Departamenti i Thesarit i ShBA-së njoftoi të mërkurën sanksione të reja kundër bashkëpunëtorëve kyç të bandës me bazë në Venezuelë, “Tren de Aragua” (TdA), për pastrim parash.

Sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), sanksionet përfshijnë listimin e argëtueses venezuelase Jimena Romina Araya Navarro, e njohur gjerësisht si “Rosita”, për të cilën Departamenti tha se është pjesë e një rrjeti prej pesë personash të lidhur me industrinë e argëtimit që kanë ofruar mbështetje materiale për TdA-në.

“Nën presidentin Trump, kartelët barbarë terroristë nuk mund të operojnë më me pandëshkueshmëri përtej kufijve tanë. 

Aktivitetet e trafikimit të drogës dhe kontrabandimit të njerëzve nga rrjeti ‘Tren de Aragua’ prej kohësh kanë paraqitur një kërcënim të rëndë për kombin tonë”, tha sekretari i Thesarit Scott Bessent në një deklaratë.

ShBA-ja do të vazhdojë të përdorë “çdo mjet për t’i shkëputur këta terroristë” nga sistemi financiar amerikan dhe ai global, dhe për t’i mbajtur qytetarët amerikanë të sigurt, shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë