| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Kanadezët drejtohen në kutitë e votimit, dy parti në garë të ngushtë
Deklaratat kontroverse të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të dhe lufta e vazhdueshme e tarifave kanë trazuar votuesit në gjithë vendin.
00:00
Kanadezët drejtohen në kutitë e votimit, dy parti në garë të ngushtë
Kanadezët drejtohen në kutitë e votimit, dy parti në garë të ngushtë / AA
 

E hëna është dita e zgjedhjeve në Kanada, me partitë liberale dhe konservatore në një garë të ngushtë për ta formuar qeverinë e ardhshme të vendit, derisa Amerika zë një vend të rëndësishëm në mesin e shqetësimeve të votuesve, transmeton Anadolu.

Deklaratat kontroverse të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të dhe lufta e vazhdueshme e tarifave kanë trazuar votuesit në të gjithë Kanadanë, derisa ata përgatiten të hedhin votat që do të përcaktojnë qeverinë e tyre të ardhshme. Rrallë herë ka ndodhur që një aktor i huaj të ketë luajtur një rol kaq të madh në zgjedhjet federale kanadeze.

Udhëheqësit e treshes së partive kryesore federale, respektivisht të Liberalëve, Konservatorëve dhe Partisë së Re Demokrate (NDP), secili kanë pretenduar se është më i miri për t'iu kundërvënë presidentit kontrovers të ShBA-së.

Sipas rezultateve të të dhënave të sondazhit ‘Abacus’ të publikuara në prag të ditës së zgjedhjeve, tre çështjet kryesore në fushatën zgjedhore ishin e para ulja e kostos së jetesës me 45 për qind, ndërsa i dyti renditet Trumpi me 30 për qind dhe e treta ishte çështja e strehimit të përballueshëm me 20 për qind.

Liberalët kanë qenë në pushtet që nga viti 2015 dhe mbajnë një epërsi prej katër pikësh ndaj Konservatorëve, ndërsa votuesit drejtohen drejt qendrave të votimit.

Vitin e kaluar, udhëheqësi konservator Pierre Poilievre dhe partia e tij mbajtën një epërsi të madhe ndaj Liberalëve për muaj të tërë në sondazhe të ndryshme publike. Por, më pas, Justin Trudeau, thellësisht jopopullor, dha dorëheqjen si kryeministër në muajin janar.

Një konventë udhëheqësish liberalë zgjodhi ish-guvernatorin e Bankës së Kanadasë, Mark Carney, si udhëheqësin e ri dhe filloi një kthesë e jashtëzakonshme, sipas rezultateve të të dhënave të sondazhit ‘Abacus’ të publikuar në prag të ditës së zgjedhjeve, me liberalët që ngjiteshin vazhdimisht në sondazhet publike dhe duke kryesuar një ditë para zgjedhjeve.

NDP-ja mbetet shumë prapa dy të parave dhe më e mira që udhëheqësi i saj, Jagmeet Singh, mund të shpresojë, edhe pse me pak gjasa, është një qeveri minoritare me NDP-në që mban ekuilibrin e pushtetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ukrainë, 11 persona humbën jetën nga sulmi rus në një ndërtesë në rajonin e Kievit
Zjarr në një spital në Gjermani, plagosen 15 persona
Libia kundërshton përdorimin e territorit dhe ujërave të saj në konfliktet e huaja
Egjipti dënon sulmin ndaj portit të Bengazit dhe bën thirrje për respekt të sovranitetit të Libisë
Izraeli dhe ShBA-ja dakord për plane të përbashkëta për një përshkallëzim të mundshëm kundër Iranit
Një ushtar sirian i vrarë dhe dy të plagosur gjatë një operacioni çminimi në Sirinë lindore
Eisenkot i quan “terrorizëm hebraik” sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor
Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 pranë Hormuzit
Fidan: Takimi Trump-Xi-Putin "jashtëzakonisht i rëndësishëm", por nuk duhet krahasuar me Jaltën
Meksikë: Katër ushtarë të vrarë në operacionin për kapjen e kreut të kartelit të drogës
Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 Nëntorin: Alfabeti shqip, dëshmi e identitetit kombëtar
Hamasi kërkon bisedime urgjente pasi një sulm izraelit vrau tre punonjës të ndihmave në Gaza
ShBA, 3 të vrarë në një incident me armë gjatë një feste familjare
Brukseli synon ta përcaktojë ekocidin si vepër të rëndë penale kundër mjedisit
Eurostati: Gati tri në çdo katër familje në Greqi nuk kishin fëmijë në vitin 2025
Rusia: Gjashtë të vrarë në sulmin ukrainas me dronë në rajonin e Luhanskut
Ushtria izraelite ndërmerr sulme të reja ndaj qytezave në Libanin jugor
Departamentet e policisë në SHBA u bëjnë thirrje lojtarëve që krimet e GTA 6 t'i mbajnë brenda lojës
Agjencia detare britanike: Një tanker nafte goditet nga "predhë e panjohur" pranë Omanit
FBI-ja po heton shkelje të mundshme të bazës së të dhënave të Qendrës Kombëtare të Informacionit