| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Britania konfirmon sulm kibernetik ndaj sistemeve qeveritare të pensioneve dhe përfitimeve sociale
Shërbimet onlajn kanë mbetur të padisponueshme, ndërsa qeveria pohon se pagesat e rregullta nuk janë prekur, pavarësisht raportimeve për vonesa.
Britania konfirmon sulm kibernetik ndaj sistemeve qeveritare të pensioneve dhe përfitimeve sociale
Britania konfirmon sulm kibernetik ndaj sistemeve qeveritare të pensioneve dhe përfitimeve sociale / Reuters (Wire)
 

Departamenti britanik për Punë dhe Pensione (DWP) ka konfirmuar se një sulm kibernetik e detyroi të nxirrte jashtë funksionit shërbimet e tij onlajn për pensionet dhe përfitimet sociale, raportoi të shtunën BBC-ja.

Sekretari për Punë dhe Pensione, Pat McFadden, ka thënë se ka pasur një “përpjekje të paautorizuar për të fituar qasje në sistemet e DWP-së”.

Shërbimet onlajn mbetën jashtë funksionit të shtunën, pas incidentit të së premtes.

Pavarësisht raportimeve për vonesa në pagesa për përfituesit e ndihmave sociale dhe pensionistët, departamenti këmbënguli se pagesat e rregullta nuk janë prekur dhe do të vazhdojnë si zakonisht. Sipas tij, vonesat e raportuara nuk kishin lidhje me sulmin kibernetik.

Megjithatë, një punonjës i departamentit i ka thënë BBC-së se stafi po bëhet gjithnjë e më i shqetësuar për përfituesit e ndihmave, ndërsa ndërprerja e shërbimeve vazhdonte.

“Morali është i ulët, pasi për momentin po marrim më shumë informacione nga BBC News sesa nga DWP-ja”, tha punonjësi.

Një zëdhënës i kryeministrit Andy Burnham tha të premten se qeveria nuk e ka përjashtuar mundësinë e një veprimtarie “keqdashëse”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë