| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Shqipëria mposhtet 0-2 nga Anglia, por siguron play-off-in e Botërorit 2026
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë përfundoi me rezultatin 0-2.
Shqipëria mposhtet 0-2 nga Anglia, por siguron play-off-in e Botërorit 2026
Shqipëria mposhtet 0-2 nga Anglia, por siguron play-off-in e Botërorit 2026 / AA
17 Nëntor 2025

Shqipëria ka humbur sfidën ndaj Anglisë, ndeshje e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë përfundoi me rezultatin 0-2.

Rastet për të shënuar gol për ekipin kuqezi nuk munguan, ndërkohë golat për ekipin anglez u shënuan nga Kane në minutat e 74-t dhe 82-të.

Mijëra tifozë kuqezi mbështetën Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll brenda dhe jashtë stadiumit.

Shqipëria siguroi kalimin në play-off, pas fitores ndaj Andorrës, më 13 nëntor.

Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria ishte në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë