| Albanian
LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, shkon në 51.266 numri i të vrarëve
Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar se 28 palestinezë u vranë nga ushtria izraelite gjatë 24 orëve të fundit dhe se 60 persona të tjerë janë plagosur, duke e çuar numrin e të plagosurve në 116.991.
00:00
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, shkon në 51.266 numri i të vrarëve
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, shkon në 51.266 numri i të vrarëve / AP

Të paktën 26 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 51.266, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 60 persona të tjerë të plagosur janë transferuar gjithashtu në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve në 116.991.

"Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata", shtoi ajo.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 1.890 njerëz dhe ka plagosur 4.950 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve që u arrit në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë