| Albanian
BOTA
4 MINUTA LEXIMI
Nju Jork: GKG-ja propozon aleancë globale për zgjidhje me dy shtete
Grupi i kontaktit u formua në nëntor të vitit të kaluar në një samit të përbashkët të OBI-së dhe Ligës Arabe në Arabinë Saudite për të ndaluar luftën në Gaza dhe për të ndihmuar në arritjen e paqes së qëndrueshme në enklavën palestineze.
Nju Jork: GKG-ja propozon aleancë globale për zgjidhje me dy shtete
Nju Jork: GKG-ja propozon aleancë globale për zgjidhje me dy shtete.    /Foto: AA / AA

Grupi i Kontaktit të Gazës propozoi të enjten krijimin e një aleance globale të dedikuar për avancimin e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, pas një takimi ministror në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

"Ne u takuam për të propozuar një aleancë globale për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete, me fokus në krijimin e një shteti palestinez", deklaroi ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan Al-Saud pas takimit.

Pjesëmarrësit kryesorë në seancë ishin kryeministri palestinez Muhammed Mustafa, zëvendësministri i Jashtëm turk Nuh Yilmaz, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ministri i jashtëm norvegjez Espen Barth Eide dhe përfaqësues të vendeve të tjera.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite theksoi se takimet vijuese do të mbahen në disa kryeqytete, duke përfshirë Riad, Bruksel, Kajro, Oslo, Aman dhe Ankara, për të çuar përpara diskutimet nga sesioni i Nju Jorkut. Takimet do të fokusohen në pikat praktike të veprimit për të forcuar përpjekjet paqeruajtëse të OKB-së për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

I pyetur për refuzimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të një propozimi për armëpushim në Liban, ministri i jashtëm saudit tha se nuk ishte i befasuar.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë që nga shpërthimi i luftës në Gaza një model që sa herë që na thuhet se jemi afër një armëpushimi në Gaza, kjo nuk ndodh”, tha ministri saudit.

Ai shtoi se nuk e kupton “si lufta dhe vazhdimi i luftës mund të jenë opsioni i vetëm”.

“Duhet të ketë opsione të tjera dhe për këtë arsye unë do të përsëris thirrjen tonë për një armëpushim dhe do të bëj thirrje që diplomacia të mbizotërojë”, tha Faisal bin Farhan Al-Saud.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell përsëriti thirrjen e Al-Saud për një armëpushim në Liban. Ai theksoi qëndrimin kolektiv të BE-së, duke theksuar deklaratën e përbashkët të vendeve anëtare që bëjnë thirrje për një armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit.

“Lufta nuk është zgjidhja dhe këto sulme në Liban kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash civile që nuk mund të justifikohen me të drejtën e vetëmbrojtjes”, tha Borrell.

Grupi i kontaktit u formua në nëntor të vitit të kaluar në një samit të përbashkët të OBI-së dhe Ligës Arabe në Arabinë Saudite për të ndaluar luftën në Gaza dhe për të ndihmuar në arritjen e paqes së qëndrueshme në enklavën palestineze.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Shefi i NATO-s paralajmëron për shtimin e aktiviteteve keqdashëse që synojnë vendet e aleancës
Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet kundër bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane
Belgjika përballet me ndërprerje të mëdha të transportit ndërsa sindikatat organizojnë protesta
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan
Kina dënon me vdekje një zyrtar qeveritar për zbulimin e sekreteve shtetërore
Ukrainë, 11 persona humbën jetën nga sulmi rus në një ndërtesë në rajonin e Kievit
Zjarr në një spital në Gjermani, plagosen 15 persona
Libia kundërshton përdorimin e territorit dhe ujërave të saj në konfliktet e huaja
Egjipti dënon sulmin ndaj portit të Bengazit dhe bën thirrje për respekt të sovranitetit të Libisë
Izraeli dhe ShBA-ja dakord për plane të përbashkëta për një përshkallëzim të mundshëm kundër Iranit
Një ushtar sirian i vrarë dhe dy të plagosur gjatë një operacioni çminimi në Sirinë lindore
Eisenkot i quan “terrorizëm hebraik” sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor
Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 pranë Hormuzit
Fidan: Takimi Trump-Xi-Putin "jashtëzakonisht i rëndësishëm", por nuk duhet krahasuar me Jaltën
Meksikë: Katër ushtarë të vrarë në operacionin për kapjen e kreut të kartelit të drogës
Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 Nëntorin: Alfabeti shqip, dëshmi e identitetit kombëtar
Hamasi kërkon bisedime urgjente pasi një sulm izraelit vrau tre punonjës të ndihmave në Gaza
ShBA, 3 të vrarë në një incident me armë gjatë një feste familjare
Brukseli synon ta përcaktojë ekocidin si vepër të rëndë penale kundër mjedisit
Eurostati: Gati tri në çdo katër familje në Greqi nuk kishin fëmijë në vitin 2025