| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Disa banorë të Istanbulit kaluan natën jashtë shtëpive pas tërmetit të fuqishëm
Tërmeti i së mërkurës ndodhi me epiqendër në rrethin Silivri, ndërsa u pasua nga disa dridhje të tjera në shkallë më të vogël.
00:00
Disa banorë të Istanbulit kaluan natën jashtë shtëpive pas tërmetit të fuqishëm
Disa banorë të Istanbulit kaluan natën jashtë shtëpive pas tërmetit të fuqishëm / AA
 

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Istanbulin të mërkurën, disa banorë kaluan natën në salla sportive, xhami dhe parqe publike, në kërkim të një ambienti më të sigurt.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 goditi Istanbulin të mërkurën, me ç’rast 236 persona u lënduan në incidente të shkaktuara nga paniku, njoftuan autoritetet.

Tërmeti ndodhi me epiqendër në rrethin Silivri, ndërsa u pasua nga disa dridhje të tjera në shkallë më të vogël.

Ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, njoftoi se janë pranuar 378 raportime për dëme strukturore, duke shtuar se nëntë prej shtëpive janë klasifikuar si të nevojshme për evakuim.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas vlerësimit të raporteve të pranuara nga Qendra e Thirrjeve Emergjente 112, nuk është regjistruar asnjë viktimë ose shkatërrim si pasojë e tërmetit.

Drejtoria tha se të gjitha institucionet përkatëse dhe ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe se inspektimet në terren janë duke vazhduar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë publike.