| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Rrëzohet një helikopter në Lumin Hudson në Nju Jork, raportohet për viktima
Sipas raportimeve në mediat amerikane, helikopteri me shumë gjasa është përdorur për qëllime turistike dhe në aksident kanë humbur jetën gjashtë persona
00:00
Rrëzohet një helikopter në Lumin Hudson në Nju Jork, raportohet për viktima
Rrëzohet një helikopter në Lumin Hudson në Nju Jork, raportohet për viktima / AA
 

Njoftohet se një helikopter është rrëzuar në Lumin Hudson në Nju Jork.

Aksidentin e bëri të ditur Departamenti i Policisë së Nju Jorkut përmes një deklarate në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Në deklaratë thuhet se një helikopter është rrëzuar në Lumin Hudson dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë janë drejtuar në zonë për shkak të aksidentit.

Nuk është dhënë asnjë informacion për shkakun e aksidentit.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, helikopteri me shumë gjasa është përdorur për qëllime turistike dhe në aksident kanë humbur jetën gjashtë persona.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë