| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Osmani takon presidentin Erdoğan në Forumin e Diplomacisë në Antalya
Tema e forumit për këtë vit është "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar", e cila pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të ripohojë veten si një forcë stabilizuese, në mes të ndarjeve globale në rritje.
00:00
Osmani takon presidentin Erdoğan në Forumin e Diplomacisë në Antalya
Osmani takon presidentin Erdoğan në Forumin e Diplomacisë në Antalya / TRT Balkan


Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron për vizitë në Türkiye në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF 2025). 

Edicioni i 4-të i ADF 2025-tës, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, nën kujdesin e presidentit Erdoğan, ka filluar sot në qytetin turk Antalya dhe do përfundojë të dielën.

Tema e këtij viti e forumit është "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar" dhe ajo pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të ripohojë veten si një forcë stabilizuese, në mes të ndarjeve globale në rritje.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë