| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Kroacisë si dhe për përvojën e saj të çmuar.
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit parlamentar
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit parlamentar/ AA / َAA
 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi u takua me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

Në një postim në platformën X, Gashi theksoi se në takim u riafirmua përkushtimi i të dy vendeve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral.

Siç thuhet në postim, në takim gjithashtu u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale, reformat në vijim dhe procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Kroacisë si dhe për përvojën e saj të çmuar.

"Ne mbetemi të përkushtuar për thellimin e partneritetit tonë dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një rajon evropian të qëndrueshëm, të begatë dhe plotësisht të integruar", shkroi Gashi.