| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mbyllet gjatë Presidencës së Luksemburgut
Gërvalla ka thënë se zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është jo vetëm i nevojshëm, por edhe strategjik, nga zhvillimi ekonomik e digjital, tek arsimi, shëndetësia dhe energjia e pastër.
00:00
Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mbyllet gjatë Presidencës së Luksemburgut
Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mbyllet gjatë Presidencës së Luksemburgut
14 Prill 2025

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, Donika Gërvalla, është takuar në Luksemburg me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Jashtëm Xavier Bettel.

Gërvalla nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se në këtë takim ka theksuar se zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është jo vetëm i nevojshëm, por edhe strategjik, nga zhvillimi ekonomik e digjital, tek arsimi, shëndetësia dhe energjia e pastër.

“Ritheksova domosdoshmërinë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të përmbyllet brenda Presidencës së Luksemburgut, si një hap i vonuar drejt barazisë institucionale. Po ashtu, kërkova përkrahje të qartë në heqjen e masave të padrejta ndaj vendit tonë”, shkroi Gërvalla.

Ministrja kosovare tha se ka vlerësuar gjithashtu lart praninë e trupave nga Luksemburgu në Kosovë, si pjesë e Detashmentit të përbashkët me Belgjikën, një kontribut i prekshëm për sigurinë në vend dhe në rajon.

Tutje, në takim me homologun e saj, Gërvalla ka shtuar se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, por ky proces duhet të finalizohet me njohje reciproke, si e vetmja bazë për paqe të qëndrueshme në rajon.

Luksemburgu ka marrë Presidencën e Komitetit të Ministrave nga nëntori i vitit 2024.

Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës nga muaji maj i vitit 2022.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine
Osmani: Nuk ndiejmë që BE-ja e vlerëson qasjen proevropiane të Kosovës
Në Kosovë u organizua turneu i qitjes me hark "Kupa e Republikës - 29 Tetori"
Belgjika do të hapë ambasadë në Shqipëri
Kongresistja amerikane nis hetimet për snajperët e dyshuar si "safari njerëzor" në luftën e Bosnjës
Piramida e Tiranës, nga muze e ish-diktatorit Enver Hoxha në një atraksion turistik
Ministri turk Bolat: Bashkëpunimi ekonomik me Bosnjë e Hercegovinën do të thellohet edhe më tej
Rama-Meloni për mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-Itali: Ditë historike
Vengu e Crosetto nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë "Letërsia turke në shqip"
Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri–Itali, nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi
Bislimi njofton Sorensenin se Serbia po i bllokon mjetet e Kosovës për Luginën e Preshevës
Rama: Samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri, firmosen 16 marrëveshje
Rama: Shqipëria pritet të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave me BE-në
Hapet edicioni i 28-të i panairit të librit në Shqipëri
Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e TIKA-s, Abdullah Eren