Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, në Nju Jork.
Zyra e Presidentes të Kosovës, tha se presidentja Osmani ka ritheksuar në këtë takim mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s.
"Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike", shkroi Osmani pas këtij takimi.
Edhe këtë vit presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.