Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman, Johann Wadephul, për të diskutuar luftën në Iran.
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftuan se Fidani dhe Wadephuli shkëmbyen pikëpamje mbi përpjekjet për “t’i dhënë fund luftës”, e cila nisi kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe ndaj Jordanisë, Irakut e vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe trafikun ajror.
Fidani ka zhvilluar përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në vazhdim në Lindjen e Mesme. Ai ka zhvilluar biseda telefonike të ndara me homologët e tij nga rajoni, përfshirë ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, si dhe me zyrtarë nga ShBA-ja e Bashkimi Evropian.























