| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
266 pasgoditje të regjistruara pas tërmetit 6,2 ballësh në Istanbul
Pasgoditjet kanë qenë me magnituda të ndryshme, 258 prej tyre me magnitudë ndërmjet 0 dhe 4 ballë, shtatë pasgoditje ndërmjet 4 dhe 5 ballë ndërsa njëra ka kaluar magnitudën 5.
00:00
266 pasgoditje të regjistruara pas tërmetit 6,2 ballësh në Istanbul
Pas tërmetit me magnitudë 6,2 që goditi dje Istanbulin, në qytet janë regjistruar gjithsej 266 pasgoditje deri në orën 09:00 të ditës së sotme, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas AFAD-it, pasgoditjet kanë qenë me magnituda të ndryshme, 258 prej tyre me magnitudë ndërmjet 0 dhe 4 ballë, shtatë pasgoditje ndërmjet 4 dhe 5 ballë ndërsa njëra ka kaluar magnitudën 5. Ndryshe, tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,2 ndodhi me epiqendër në rrethin Silivri të Istanbulit. Si pasojë e lëkundjeve, 236 persona pësuan lëndime në incidente të shkaktuara nga paniku, njoftuan autoritetet. Ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum njoftoi se janë pranuar 378 raportime për dëme strukturore, duke shtuar se nëntë prej shtëpive janë klasifikuar si të nevojshme për evakuim. AFAD-i njoftoi se sipas vlerësimit të raporteve të pranuara nga Qendra e Thirrjeve Emergjente 112, nuk është regjistruar asnjë viktimë ose shkatërrim si pasojë e tërmetit. Drejtoria tha se të gjitha institucionet përkatëse dhe ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe se inspektimet në terren janë duke vazhduar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë publike. / AP
 

Pas tërmetit me magnitudë 6,2 që goditi dje Istanbulin, në qytet janë regjistruar gjithsej 266 pasgoditje deri në orën 09:00 të ditës së sotme, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas AFAD-it, pasgoditjet kanë qenë me magnituda të ndryshme, 258 prej tyre me magnitudë ndërmjet 0 dhe 4 ballë, shtatë pasgoditje ndërmjet 4 dhe 5 ballë ndërsa njëra ka kaluar magnitudën 5.

Ndryshe, tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,2 ndodhi me epiqendër në rrethin Silivri të Istanbulit.

Si pasojë e lëkundjeve, 236 persona pësuan lëndime në incidente të shkaktuara nga paniku, njoftuan autoritetet.

Ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum njoftoi se janë pranuar 378 raportime për dëme strukturore, duke shtuar se nëntë prej shtëpive janë klasifikuar si të nevojshme për evakuim.

AFAD-i njoftoi se sipas vlerësimit të raporteve të pranuara nga Qendra e Thirrjeve Emergjente 112, nuk është regjistruar asnjë viktimë ose shkatërrim si pasojë e tërmetit.

Drejtoria tha se të gjitha institucionet përkatëse dhe ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe se inspektimet në terren janë duke vazhduar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë publike.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë