Çmimi Evropian për vitin 2025 i është dhënë qytetit juglindor turk të Gaziantepit, njoftoi PACE.
Ky çmim i jepet çdo vit qytetit që ka qenë më aktiv në promovimin e idealeve evropiane.
Në një deklaratë të martën, PACE tha se Gaziantepi ka 25 qytete binjake, duke përfshirë Duisburgun në Gjermani, Celjen në Slloveni, Ostravën në Çeki dhe Bragën në Portugali.
“Është një qendër kryesore ekonomike, e njohur për sektorin industrial, veçanërisht në tekstile dhe prodhim, dhe është qyteti i parë në Türkiye që ka zbatuar një plan veprimi kundër ndryshimeve klimatike”, thuhet në deklaratë.
PACE gjithashtu theksoi se Gaziantepi është i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, zhvillimit urban, aplikacioneve të qyteteve smart, mbrojtjes së mjedisit dhe mirëqenies së banorëve të tij.
Në deklaratë theksohet se qyteti më herët ka fituar Etiketën Evropiane të Ekselencës në Qeverisje dhe është anëtar i 28 rrjeteve ndërkombëtare, përfshirë Eurocities, Energy Cities, UNESCO Creative Cities Network dhe Unionin e Komunave të Türkiyes.
Çmimi përfshin një trofe, një medalje, një diplomë dhe një grant që përdoret për një vizitë studimore në institucionet evropiane për të rinjtë nga qyteti fitues.






















