| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Gjysmë milionë njerëz të zhvendosur në Liban shkaku sulmeve izraelite
Ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Migracionit, Abdallah Bou Habib, komentoi zhvillimet e fundit në Liban në një fjalim në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.
Gjysmë milionë njerëz të zhvendosur në Liban shkaku sulmeve izraelite
Gjysmë milionë njerëz të zhvendosur në Liban shkaku i sulmeve izraelite. / Foto: Reuters Archive / Reuters Archive

Ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Migracionit, Abdallah Bou Habib, tha se numri i të zhvendosurve brenda Libanit për shkak të sulmeve izraelite ka arritur pothuajse gjysmë milioni.

Këto të dhëna Abdallah Bou Habib i dha duke komentuar zhvillimet e fundit në Liban në një fjalim në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

Ai theksoi se numri i qytetarëve të zhvendosur në Liban gjatë bombardimeve izraelite po i afrohet gjysmë milioni.

Para sulmeve izraelite, rreth 110,000 njerëz u zhvendosën në Liban.

Bou Habib tha se ky numër tani ka arritur gati gjysmë milioni.

Që nga orët e mëngjesit të 23 shtatorit, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit dhe rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Të paktën 558 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në Liban, tha të martën ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad. Midis viktimave ishin 50 fëmijë dhe 95 gra, ndërsa të paktën 1,835 njerëz u plagosën, tha Abiad në një konferencë për shtyp në Bejrut.

Sulmet izraelite detyruan mijëra libanezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor dhe të lëviznin drejt Bejrutit dhe veriut të vendit.

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 1,100 objektiva të Hezbollahut në 24 orët e fundit në Libanin jugor dhe lindor, duke përdorur më shumë se 1,400 municione të ndryshme në rreth 650 fluturime nga avionët e saj luftarakë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë