| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Institucionet turke vazhdojnë mbështetjen për Policinë e Shqipërisë
Trajnimi mbi menaxhimin e burimeve njerëzore është ofruar nga specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Türkiyes për 21 punonjës policie të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, me mbështetjen e TIKA-s.
Institucionet turke vazhdojnë mbështetjen për Policinë e Shqipërisë
Institucionet turke vazhdojnë mbështetjen për Policinë e Shqipërisë
16 Tetor 2025

Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave për punonjësit e Policisë së Shqipërisë, të trajnuar nga Policia e Türkiyes, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në aktivitetin e mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve shqiptare, pjesëmarrësit e trajnimit dhe të ftuar të tjerë.

Koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, tha gjatë fjalës në aktivitet se që nga vitit 1996 vazhdojnë aktivitetet nëpërmjet zyrës së TIKA-s në Shqipëri.

"Një nga detyrat kryesore të veprimtarisë tonë janë edhe trajnimet. Duke filluar që nga viti 2007, këtë lloj projekti, bashkëpunimin mes policive, e kemi filluar nga Shqipëria për herë të parë. Tani e kemi shtrirë këtë lloj projekti në 40 vende të tjera. Mendojmë ta vazhdojmë veçanërisht në fushën e sigurisë", tha Ata.

Rektori i Akademisë së Sigurisë të Shqipërisë, Ilirjan Mandro, në fjalën e tij falënderoi institucionet turke, që sipas tij kanë qenë të angazhuara për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e trajnimit.

"Falënderojmë TIKA-n që e ka mundësuar dhe ekspertët që kanë ardhur për vijueshmërinë e këtij kursi, i cili ka mjaft vlera në fushën e personelit", tha Mandro.

Përfaqësuesi i Policisë së Türkiyes, Mustafa Özer, u shpreh se është shumë i kënaqur nga interesi dhe pjesëmarrja në trajnim. "Mendoj se është një trajnim që do të na vlejë të dy palëve. Gjithashtu, në të ardhmen nëse do ketë nevojë për një kurs tjetër të kësaj natyre, ne jemi të gatshëm ta ofrojmë", u shpreh Özer.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe këshilltari për punët e brendshme në Ambasadën e Türkiyes në Tiranë, Ömer Uslusoy, drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Anisa Duçkollari dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet turke dhe shqiptare.

Trajnimi mbi menaxhimin e burimeve njerëzore është ofruar nga specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Türkiyes për 21 punonjës policie të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine