LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Siria dhe ShBA-ja diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit me Forcat Demokratike Siriane
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa u takua në Damask me të dërguarin amerikan Tom Barrack dhe shefin e Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM) Brad Cooper.
Siria dhe ShBA-ja diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit me Forcat Demokratike Siriane
Siria dhe ShBA-ja diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit me Forcat Demokratike Siriane / AA
7 Tetor 2025

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa u takua të martën në Damask me të dërguarin amerikan Tom Barrack për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit me Forcat Demokratike Siriane (SDF), me qëllim mbrojtjen e unitetit dhe sovranitetit të Sirisë.

Sipas presidencës, në takim mori pjesë edhe komandanti i Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper.

“Në takim u diskutuan zhvillimet më të fundit në Siri, mënyrat për të mbështetur procesin politik dhe përpjekjet për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratë.

U theksua se diskutimet përfshinë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit në një mënyrë që garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke theksuar integritetin territorial të vendit dhe duke refuzuar çdo agjendë separatiste. Megjithatë, grupi e ka shkelur disa herë këtë marrëveshje.

Që prej rrëzimit të Bashar al-Assadit dhjetorin e kaluar, pas 24 vitesh në pushtet, qeveria siriane ka shtuar masat për rivendosjen e sigurisë në gjithë vendin.

Assadi u arratis në Rusi, duke shënuar fundin e sundimit të Partisë Baath që prej vitit 1963. Një administratë tranzitore e drejtuar nga presidenti Sharaa mori detyrën në janar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë