LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Egjipti: Presidenti palestinez Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes
Pritet që në samit të marrin pjesë shumë krerë shtetesh, përfshirë presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, presidentin e ShBA-së Donald Trump dhe presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.
Egjipti: Presidenti palestinez Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes
Egjipti: Presidenti palestinez Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes / AA
13 Tetor 2025

Zëdhënësi i Presidencës egjiptiane, Mohamed el-Shennawy njoftoi se presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh. 

Në një deklaratë me shkrim, Shennawy deklaroi se "Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes për të përforcuar marrëveshjen për t'i dhënë fund sulmeve në Gaza dhe për të theksuar angazhimin e tyre për ta mbështetur atë".

Pritet që në samit të marrin pjesë shumë krerë shtetesh, përfshirë presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, presidentin e ShBA-së Donald Trump dhe presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë