LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim në Khalil për myslimanët me rastin e festës hebraike
Autoritetet izraelite mbyllën xhaminë e profetit Ibrahim për besimtarët myslimanë në qytetin e pushtuar të Khalilit në Bregun Perëndimor për dy ditë për festën hebraike Sukot.
Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim në Khalil për myslimanët me rastin e festës hebraike
Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim në Khalil për myslimanët me rastin e festës hebraike / AA
8 Tetor 2025

Autoritetet izraelite mbyllën xhaminë e profetit Ibrahim për besimtarët myslimanë në qytetin e pushtuar të Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor për dy ditë për festën hebraike Sukot.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare, ushtria izraelite bllokoi qasjen në të gjitha korridoret, oborret dhe pjesët e xhamisë duke penguar hyrjen e besimtarëve myslimanë.

Gjithashtu intensifikoi masat ushtarake dhe mbylli të gjitha pikat e kontrollit dhe portat elektronike që çojnë në xhaminë e profetit Ibrahim për t'i siguruar festimet e kolonëve për festën e Sukotit brenda xhamisë dhe oborreve të saj.

Drejtori i përgjithshëm i Fondacioneve të Khalilit, Amjed Karajah dënoi vendimin izraelit, duke thënë se mbyllja e justifikuar me pretekstin e sigurisë për festivalin e Sukotit, ishte shkelje provokuese.

Ai e përshkroi atë si një sulm të qartë ndaj shenjtërisë së xhamisë dhe sulm ndaj të drejtës së muslimanëve për të patur qasje në vendin e tyre të adhurimit.

Ushtria izraelite vendosi shtetrrethim dyditor në lagjet e Qytetit të Vjetër të Khalilit, Jaber, Salaymeh dhe Wadi al-Hussein, duke përmendur të njëjtat shqetësime sigurie në lidhje me festën.

Këtë vit, festa e Sukotit filloi më 6 tetor dhe do të zgjasë një javë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë