| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kuvendi i Serbisë fillon seancën për formimin e qeverisë së re
Sipas propozimit të Xhura Macut, qeveria e re do të ketë rreth një të tretën e anëtarëve të rinj krahasuar me atë të mëparshmen që drejtohej nga Millosh Vuçeviq.
00:00
Kuvendi i Serbisë fillon seancën për formimin e qeverisë së re
Kuvendi i Serbisë fillon seancën për formimin e qeverisë së re / AA
 

Kuvendi i Serbisë po zhvillon sot një seancë për të diskutuar formimin e qeverisë së re, përbërja e së cilës është propozuar nga Xhura Macut.

Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, me vetëm një pikë në rend dite, zgjedhja e qeverisë dhe betimi i kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit.

Kandidati për kryeministër, Xhura Macut, i propozuar më 6 prill nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar të hënën Kuvendit propozimin për përbërjen e re të qeverisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.

Sipas këtij propozimi, qeveria e re do të ketë rreth një të tretën e anëtarëve të rinj në krahasim me kabinetin e mëparshëm të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.

Siniša Mali është propozuar për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të financave, ndërsa Ivica Daçiq do të vazhdojë si ministër i Punëve të Brendshme.

Adrijana Mesaroviq do të jetë zëvendëskryeministrja e tretë dhe do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë. Në pozicionet e tyre aktuale do të qëndrojnë gjithashtu:

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidati për kryeministër duhet të paraqesë planin dhe përbërjen e kabinetit të tij. Pas kësaj hapet debati parlamentar dhe më pas caktohet data për votimin. Qeveria miratohet nëse për të votojnë të paktën 126 deputetë.

Vuçiq e emëroi Macutin si kandidat për kryeministër pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviq në fund të janarit.

BURIMI:AA
Eksploro
Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028
Taksistët serbë mbajnë protestë para Kuvendit të Qytetit të Beogradit
Hoxha takon homologun grek: Zgjerimi i BE-së forcon stabilitetin e Evropës
Kryediplomatët maqedonas dhe hungarez diskutuan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Shqipëria reagon për sulmin ndaj korvetës ruse: "Nuk ka origjinë nga territori ynë"
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut promovojnë sistemin “One-Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë
YTB-ja bashkon të rinjtë e Ballkanit në Kosovë
Malaj: Ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin
Protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kërkohet përgjegjësi institucionale për femicidet
Kosovë, nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Aeroporti i Tiranës shënon rekord të ri, 300 mijë pasagjerë në 10 ditë
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2027 me vlerë 4,27 miliardë euro
Aleksandar Çupiq, kandidat i "Listës Studentore", zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë
Gallup: Kosova renditet e pesta në Evropë për siguri, Kurti e konsideron lajm të mirë
Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë
Kurti: Qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar që nga viti 2015
Shqipëri, hapet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
Pesë vjet spiunazh kibernetik në Bullgari, vidhen mbi 62 milionë faqe dokumentesh qeveritare
Presidentja Shiroka-Pula takon Grupin për strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Apel
Rama e konsideron historike rekomandimin e hartimit të traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE