| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Marta Kos studentëve të Novi Sadit: Ju dëgjoj
Gjatë vizitës së saj në Serbi, Kos vizitoi edhe stacionin hekurudhor në Novi Sad, vendin ku më 1 nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e shembjes së një mbulese, humbën jetën 16 persona.
00:00
Marta Kos studentëve të Novi Sadit: Ju dëgjoj
Marta Kos studentëve të Novi Sadit: Ju dëgjoj / Foto: Marta Kos, X
 

Komisarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u ka dërguar të mërkurën një mesazh studentëve të Novi Sadit duke u thënë se i dëgjon.

"Studentëve të Novi Sadit: Ju dëgjoj! Dua të përsëris se ajo që kërkon BE-ja nga Serbia përputhet në masë të madhe me kërkesat e qytetarëve që protestojnë", ka shkruar Kos në profilin e saj në X, duke shtuar: "Më e rëndësishmja, dua që ju, gjenerata e re, të përfitoni nga mundësitë e shumta që ofron BE-ja".

Pas kësaj ka reaguar edhe profili zyrtar i studentëve që po mbajnë bllokadën në Fakultetin e Shkencave Teknike, ku në mesazh thuhej:

"Njoftim për opinionin publik: Sot patëm një takim konstruktiv me komisioneren për zgjerimin e BE-së, @MartaKosEU. Për detaje të tjera: Do t’i shihni në periudhën në vijim."

Gjatë vizitës së saj në Serbi, Kos vizitoi edhe stacionin hekurudhor në Novi Sad, vendin ku më 1 nëntor të vitit të kaluar, si pasojë e shembjes së një mbulese, humbën jetën 16 persona.

"Erdha në Novi Sad për t’i nderuar 16 jetët që humbën në një tragjedi që mund të ishte shmangur. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre", tha Kos.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë