| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Hungaria thirrje BE-së ta shmangë luftën tarifore, kërkon bisedime me ShBA-në dhe Kinën
“Nuk presim thjesht bisedime, por propozime serioze dhe rezultate”, thotë ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.
00:00
Hungaria thirrje BE-së ta shmangë luftën tarifore, kërkon bisedime me ShBA-në dhe Kinën
Hungaria thirrje BE-së ta shmangë luftën tarifore, kërkon bisedime me ShBA-në dhe Kinën / AFP
 

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, u bëri thirrje të hënën institucioneve të Bashkimit Evropian që të ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar një luftë globale tarifore dhe në vend të saj të nisin negociata tregtare kuptimplota si me ShBA-në, ashtu edhe me Kinën, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mos tërhiqet nga tarifat, pavarësisht frikës në rritje për një recesion global.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Szijjártó tha se ekonomia e Hungarisë varet nga eksportet.

“Eksportet luajnë një rol të madh në ekonominë hungareze. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të punëtorëve hungarezë, performanca jonë eksportuese tejkalon ndjeshëm atë që do të pritej duke u bazuar vetëm në madhësinë e popullsisë sonë. Prandaj, ësht5eotë e qartë që interesi ynë është për negociata dhe jo për një luftë tarifore”, tha ai.kd

Ai shtoi se Hungaria nuk “pret” thjesht bisedime, por “oopropozime serioze dhe rez5ultate.”

Blloku me 27 vende përballet me tarifa importi prej 25% për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifa “reciproke” prej 20% për pothuajse të gjitha mallrat e tjera, në kuadër4a4 wetë politikës agresive tregtare të presidentit Trump.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë