LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Presidenti sirian: Gati t'i rivendosim marrëdhëniet historike me Rusinë
"Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Një pjesë e madhe e sektorit të energjisë së Sirisë varet nga ekspertiza ruse", shtoi ai.
Presidenti sirian: Gati t'i rivendosim marrëdhëniet historike me Rusinë
Presidenti sirian: Gati t'i rivendosim marrëdhëniet historike me Rusinë / AA
15 Tetor 2025

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha sot se Damasku është i gatshëm t'i rivendosë marrëdhëniet "historike dhe strategjike" me Rusinë. 

"Ne i respektojmë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe historinë e madhe me Rusinë, dhe përpiqemi të rivendosim natyrën e këtyre marrëdhënieve", tha Al-Sharaa në një konferencë të përbashkët për mediat në Moskë me homologun e tij rus, Vlladimir Putin.

"Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Një pjesë e madhe e sektorit të energjisë së Sirisë varet nga ekspertiza ruse", shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë