| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kreu i TIKA-s, Kayalar, viziton pacientët e plagosur nga zjarri në Koçan që trajtohen në Ankara
Në njoftimin e TIKA-s thuhet se Kayalar në vizitën e tij është shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski.
00:00
Kreu i TIKA-s, Kayalar, viziton pacientët e plagosur nga zjarri në Koçan që trajtohen në Ankara
Kreu i TIKA-s, Kayalar, viziton pacientët e plagosur nga zjarri në Koçan që trajtohen në Ankara / AA

Kreu i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serkan Kayalar, ka vizituar pacientët e plagosur nga zjarri në klubin e natës në Koçan që trajtohen në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara.

Në njoftimin e TIKA-s thuhet se Kayalar në vizitën e tij është shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasievski.

Kayalar dhe Manasievski, të cilët morën informacione rreth gjendjes së të lënduarve nga zyrtarët e spitalit gjatë vizitës, përcollën urimet e tyre për shërim të shpejtë.

TIKA ofroi mbështetjen e nevojshme për t’i përmbushur të gjitha nevojat gjatë procesit të trajtimit të pacientëve, theksohet në deklaratë.

Përderisa TIKA vazhdon mbështetjen e saj në fushën e shëndetësisë në kuadër të aktiviteteve të saj të ndihmës humanitare, ajo gjithashtu vazhdon solidaritetin e saj me Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit të 16 marsit në qytetin e Koçanit, 62 persona humbën jetën, ndërsa rreth 170 të tjerë mbetën të lënduar.