12 orë më parë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilin e quajti mik personal dhe mik të dashur të popullit shqiptar.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Begaj theksoi mbështetjen e fortë të Milanoviqit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Për të dyja vendet, partneriteti strategjik mes NATO-s dhe BE-së ka rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Begaj.
Të sugjeruara
Ndryshe, liderë nga e mbarë bota janë mbledhur në New York të ShBA-së me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë